Një muaj paraburgim për personin që dhunoi të miturën në Gjilan

Një muaj paraburgim për personin që dhunoi të miturën në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar 30 ditë paraburgim për personin që dhunoi të miturën në Gjilan.

Prokuroria ka treguar se ekziston dyshimi se më 15 nëntor rreth orës 23:00 i dyshuari në një motel ka keqpërdorur seksualisht të miturën.


E.F dhe e mitura ishin njohur në rrjetet sociale.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit E. F. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.11.2021, rreth orës 23:00, i pandehuri në një motel ka keqpërdorur seksualisht të miturën, fillimisht janë njoftuar në rrjetet sociale, pastaj në orët e vona kanë shkuar në motel. Me këto veprime, i pandehuri E. F. ka kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se është plotësuar kushti ligjor për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, ndonëse i pandehuri ka pranuar veprimet që i ka ndërmarr”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Lexo edhe

Video

error: