Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Marigonës

Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Marigonës

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj A.S., i dyshuar për rastin e vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmani.

Marigona Osmani është sjellë më datën 22.08.2021 rreth orës 15:08, pa shenja jete nga dy persona të dyshuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të cilët pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur.

Pas kësaj, policia ka arritur që gjatë pasdites së djeshme të arrestojnë njërin, të dyshuarin me inicialet A.S. i moshës 32-vjeçar, i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar për 48 orë.


Ndërsa Dardan Krivaqa (29) i dyshuari kryesor për vrasje është arrestuar sot pas një pune intensive nga të gjitha njësitet e policisë rajonale, rreth orës 12:05 në një fshat të Ferizajt.

Në emër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Zëvendësdrejtori Rajonal Nënkoloneli Faton Pllana, falënderon të gjithë ata qytetarë që bashkëpunon me policinë dhe dërguan shumë informacione në adresat e policisë, që nga fillimi kur ka ndodhur rasti, e që sot rezultoi me arrestimin e të dyshuarit kryesor të kësaj ngjarje tragjike.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të lajmërojnë policinë për të gjitha rastet kriminale, të njoftojnë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital Lajmëro Policinë dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Lexo edhe

Video

error: