Një muaj paraburgim për M.Rr që plagosi tre persona në Pejë

Një muaj paraburgim për M.Rr që plagosi tre persona në Pejë

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj M.Rr i cili më 2 janar plagosi tre persona në Pejë.

Nga Gjykata Themelore në Pejë kanë njoftuar se M.RR dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e mbetur në tentativë , lëndim i rëndë trupor dhe mbajte në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

“Me datë 02.01.2021, rreth orës 21:02 minuta, në Pejë, mu para shtëpisë së të dëmtuarve, me dashje e për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe të atëçastshme mes të pandehurit dhe të dëmtuarve SH.D, A.D dhe F.D, i pandehuri ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin A.D, në atë mënyrë që pasi që vjen deri te fjalosja dhe përleshja mes të pandehurit dhe të dëmtuarve, i pandehuri në një moment nxjerr pistoletën nga brezi dhe shtie në drejtim të dëmtuarve duke iu shkaktuar lëndime trupore të rrezikshme për jetën, e pastaj largohet nga vendi i ngjarjes. Me këto veprime i pandehuri M.RR dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e mbetur në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par.3 lidhur me par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media nga Gjykata Themelore në Pejë, departamenti për Krime të Rënda.


Tutje në komunikatë thuhet se gjatë procedurës hetimore do të dëgjohen tre të dëmtuari.

“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti i ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet dhe se gjatë procedurës hetimore do të dëgjohen tre të dëmtuarit e pas shikimit të video incizimit eventualisht mund të dëgjohet edhe ndonjë dëshmitar që ka qenë prezent në vendin e ngjarjes, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti mund të ndikojë në drejtim të ndryshimit të deklaratave të tyre, e me këtë të pengohet rrjedha normale e procedurës. Gjykata, caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton edhe me faktin se me gjetjen e të pandehurit në liri, ka arsye për të besuar se i njëjti mund të asgjësojë, fshehë apo të ndryshojë provat e veprës penale. Gjithashtu, pesha e veprave të kryera penale, mënyra dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale në qendër të qytetit ku frekuentohet nga një numër i madh i njerëzve si dhe raportet e acaruara mes të pandehurit dhe të dëmtuarve, tregojnë ekzistimin e rrezikut real se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të përfundoj veprën e tentuar penale apo të kryej ndonjë vepër të natyrës së njëjtë”, thuhet mes tjerashnë komunikatë.

Gjykata vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: