Një muaj paraburgim për grabitje

Një muaj paraburgim për grabitje

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale grabitja.

I pandehuri, më datë 3 mars, në orët e hershme të mëngjesit në pompën e derivateve në Suharekë, bashkë me S.H., që gjendet në paraburgim, me kanosje e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që të pandehurit vendosin maskat antiCOVID të veshur me xhaketa dhe kapuç ngjyrë të zezë, duke i marrë personit në pompën e derivateve  një shumë prej 1.500 eurosh dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.


Se a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale, thuhet në komunikatë.

Më datë 8 mars 2021, Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Ajser Skenderi, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj të bashkëpandehurit S..H., për veprën penale grabitje lidhur me rastin e njëjtë.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Lexo edhe

Video