Një muaj paraburgim për dhunë familjare

Një muaj paraburgim për dhunë familjare

Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit E.Gj., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi.

I pandehuri më 10.06.2021 në shtëpinë e tyre në një fshat në Kaçanik, me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj bashkëshortes së tij M.Xh., duke i kërkuar të largohej nga shtëpia, me ç’rast vajza e tyre A. kishte ardhur për ta marrë të dëmtuarën për ta dërguar në banesën e saj në Prishtinë për sigurinë e saj, e më pas i pandehuri më 12.06.2021, kishte shkuar në Prishtinë me qëllim që ta shqetësojë të dëmtuarën.


Gjykata ka vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, ende nuk janë dëgjuar para prokurorit të shtetit as dëshmitarët tjerë të mundshëm dhe të dëmtuarat, andaj mbi këto arsye vlerëson se po të gjendej në liri mund të ndikojë te të njëjtit në mënyrë që të deklarohen në favor të mbrojtjes, andaj edhe mund të vijë deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Lexo edhe

Video

error: