Një muaj paraburgim ndaj tre personave të kapur për fajde në Deçan

Një muaj paraburgim ndaj tre personave të kapur për fajde në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë, Dega në Deçan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve H.T., A.V. dhe A.Ç., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale fajde dhe kanosje.

I pandehuri H.T, në janar 2020 e në vazhdimësi deri në maj 2020, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit si pasojë e pandemisë dhe disa borxheve që i kishte, në atë mënyrë që i pandehuri i jep të dëmtuarit një shumë të hollave në emër të fajdesë të cilën i dëmtuari ia kthen në prill 2020 mirëpo, të dëmtuarit i rëndohet edhe më shumë gjendja financiare dhe i pandehuri në maj 2020 i jep përsëri para me fajde duke realizuar kështu dobi pasurore.  Pastaj, i pandehuri, në fillim të muajit maj 2021, me fjalë, seriozisht e kanos të dëmtuarin se duhet të vazhdojë të paguajë fajdenë ose do ta privojë nga jeta.


Ndërsa, i pandehuri i dytë A.V, në tetor 2020, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit, në atë mënyrë që të dëmtuarit për shkak të pandemisë dhe disa borxheve i rëndohet gjendja financiare ashtu që i pandehuri i jep pare me fajde, të cilën i dëmtuari e paguan çdo muaj.

I pandehuri i tretë A.Ç, në janar 2020 e në vazhdimësi deri më 15.09.2021, me dashje ndihmon personin tjetër në kryerjen e veprës penale të fajdesë në atë mënyrë që, të dëmtuarit në vitin 2019 për shkak të pandemisë dhe disa borxheve i rëndohet gjendja financiare ashtu që i pandehuri A.Ç ndërmjetëson tek i pandehuri H.T, që t’i jep të dëmtuarit një shumë të hollave në emër të fajdesë.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Lexo edhe

Video