Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Një muaj paraburgim ndaj policit për sulm seksual ndaj një të miture

Një muaj paraburgim ndaj policit për sulm seksual ndaj një të miture

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit R. Sh.

Sipas Gjykatës ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji nëntor 2020 e deri me datë 20.04.2021, është takuar disa herë me të dëmtuarën e mitur, e cila është person me aftësi të kufizuara mendore, me ç’rast i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sulm seksual ndaj saj. Rrethana këto të mjaftueshme për të cilat gjykata konsideron se tregojnë rrezikun potencial se poqëse i njëjti lihet në liri ai mund ta përsërisë veprën penale apo të kryejë edhe ndonjë vepër tjetër penale me pasoja edhe më të rënda.


Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm seksual” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative në këtë fazë të procedurës do të ishin të pamjaftueshme.

Lexo edhe

Video

error: