Një muaj paraburgim ndaj 5 të arrestuarve për terrorizëm

Një muaj paraburgim ndaj 5 të arrestuarve për terrorizëm

Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditë të të arrestuarve për terrorizëm.

Policia e Kosovës më 10 tetor arrestoi: Ardijan Gjurajn, Nuhredin Skenderin, Ergim Sylën, Mentor Bellaqan e Shkodran Krasniqi, si të dyshuar për vepra që ndërlidhen me terrorizëm.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës Themelore në Prishtinë:


Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në çështjen penale kundër të pandehurve A.GJ., E.S., N.S., M.B., SH.K., për shkak të veprave penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 138 paragrafi 1 lidhur me veprën penale Kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 ldhur me nenin 31 të KPRK-së, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 2 të KPRK-së, Importimi, eksportimi, furnizimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurve A.GJ., E.S., N.S., M.B., SH.K., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve  iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin veç e veç. 

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: