Një muaj paraburgim i caktohet personit që dyshohet se dhunoi 12-vjeçaren në Kamenicë

Një muaj paraburgim i caktohet personit që dyshohet se dhunoi 12-vjeçaren në Kamenicë

Gjykata Themelore e Gjilanit i ka caktuar një muaj paraburgim M.J i cili dyshohet se dhunoi 12-vjeçaren në Kamenicë. Masën e paraburgimit për M.J e kërkoi të mërkurën Prokuroria Themelore në Gjilan.

“Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit M. J. Ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muaji tetor 2021, i pandehuri në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare, e cila nuk ka mundur të gjykoj dhe ti vlerësoj pasojat e një marrëdhënie të tillë. Me këto veprime, i pandehuri M. J. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Gjilan.

Tutje në komunikatë thuhet se “ndaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, duke marr parasysh edhe faktin që i pandehuri është serb dhe ka nënshtetësinë e Serbisë dhe mund të i ik organeve të drejtësisë. 

Për dhunimin e 12-vjeçares njoftoi të mërkurën Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për medie.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull  nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.


Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan ekziston dyshimi se M.J gjatë muajit tetor në Komunën e Kamenicës ka keqpërdorur seksualisht 12-vjeçaren.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit M.J., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.J., gjatë muajit tetor 2021, në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12 vjeçare”, thuhej në komunikatën për medie të dërguar të mërkurën nga kjo prokurori.

Ndërkohë që ndaj dhunimit të 12-vjeçares ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Vasfije Krasniqi.

Ajo u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë pa mëshirshëm ndaj kriminelëve dhe personave që dhunshëm.

Për çka shton se nuk guxohet të lejohet që të ndodhin të tilla gjëra.

“Mjaft është mjaft. E trishtuar me lajmin e tmerrshëm të dhunimit të një vajze të mitur. Thirrje për Policinë dhe Organet e Drejtësisë, veproni pa mëshirshëm ndaj kriminelëve, njerëz sikur Ky nuk kanë vend në shoqërinë tonë, nuk duhet dhe nuk guxojmë të lejojmë të ndodhin raste të tilla. Ndëshkim dhe drejtësi!”, ka shkruar Krasniqi në “facebook”.

Lexo edhe

Video

error: