Një letër-bombë shpërtheu në ambasadën e Ukrainës në Madrid, një person i plagosur

Një letër-bombë shpërtheu në ambasadën e Ukrainës në Madrid, një person i plagosur

Policia spanjolle njoftoi se ka ndodhur një shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Madrid.

Ishte një letër bombë dhe një punonjës i ambasadës u plagos. Policia ka aktivizuar protokollin antiterror, transmetojnë mediat e huaja.


Punonjësi i ambasadës është plagosur lehtë dhe aktualisht ndodhet në spital. Sipas burimeve të referuara nga Efe, zarfi i është drejtuar ambasadorit dhe nuk ka kaluar në skaner, por është hapur nga një roje sigurie në kopshtin e ambasadës.

Policia ka aktivizuar protokollin antiterror dhe ka rrethuar zonën ku ndodhet misioni diplomatik. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e specializuar për çaktivizimin e lëndëve plasëse Tedax, si dhe njësitë e tjera policore. Deri më tani, ambasada nuk dëshiron të konfirmojë ngjarjen apo të bëjë deklarata për të.

Lexo edhe

Video