Një kinez i rrëmbyer para 30 vjetësh gjeti nënën e tij duke përdorur hartën e fshatit
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një kinez i cili u rrëmbye 30 vjet më parë ka gjetur nënën e tij biologjike pasi kishte vizatuar një hartë të fshatit të tij nga kujtesa, raporton BBC.

Li Jingwei ishte vetëm katër vjeç kur e morën me mashtrim nga shtëpia e tij dhe iu shitën kontrabandistëve të fëmijëve.

Më 24 dhjetor, ai shpërndau një hartë të vizatuar me dorë në aplikacionin e ndarjes së videove Douyin dhe policia përcaktoi se cili fshat ishte dhe gjeti një grua, djali i së cilës mungonte.

Pas testimit të ADN-së, ata u takuan përsëri në provincën Yunnan të shtunën.

“Tridhjetë e tre vjet pritje, net të panumërta malli dhe më në fund një hartë e nxjerrë nga kujtesa, ky është një moment çlirimi i plotë pas 13 ditësh”, shkroi Li në profilin e tij në Douyin përpara takimit. “Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan të gjej sërish familjen time”.

Rrëmbimet e fëmijëve nuk janë të rralla në Kinë, një shoqëri që vlerëson shumë lindjen e një djali.

Një numër i madh fëmijësh rrëmbehen në moshë të vogël dhe u shiten familjeve të tjera. Sipas BBC, në vitin 2015, vlerësohet se rreth 20.000 fëmijë rrëmbehen çdo vit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024