Një infeksion bakterial vdekjeprurës trondit Japoninë
Lexohet për: 1 min.
what-is-stss-japan-sees-record-breaking-outbreak-in-deadly-bacterial-infection
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Rastet e një infeksioni bakterial të rrezikshëm dhe shumë vdekjeprurës kanë arritur nivele rekord në Japoni, shkruan il messaggero.it

Që nga 2 qershori, Ministria japoneze e Shëndetësisë ka regjistruar 977 raste të sindromës së shokut toksik streptokoksik, me një shkallë vdekshmërie deri në 30%.

Midis janarit dhe marsit, 77 njerëz vdiqën nga ky infeksion.

Ekspertët besojnë se sistemi imunitar i dobësuar i njerëzve pas COVID-19 mund të jetë një nga shkaqet e rritjes së mprehtë të rasteve.

Sindroma e shokut toksik streptokoksik është një nga format më të rralla dhe më agresive të infeksionit streptokok të tipit A.

Gjendja mund të përkeqësohet me shpejtësi, edhe në 24-48 orë, dhe të shkaktojë simptoma të tilla si temperaturë e lartë, hipotension, takikardi, si dhe dështim të organeve të ndryshme dhe vdekje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024