Një i vdekur nga tornadoja në Holandë

Një i vdekur nga tornadoja në Holandë

Një tornado goditi qytetin bregdetar holandez Zierikzee, në jugperëndim të vendit, duke vrarë një person dhe duke plagosur dhjetë të tjerë.

“Për fat të keq, një person ka mbetur i vdekur nga tornado dhe raportet e para thonë se 10 të tjerë janë lënduar”, njoftuan autoritetet.

Ata shtuan se “shërbimet e urgjencës janë ende duke vlerësuar ndikimin” e këtij fenomeni të rrallë.

Tornado ngriti çatitë e katër shtëpive dhe shkaktoi prishjen e fasadës së njërës, njoftuan autoritetet dhe theksuan se “dëmtimet janë të mëdha në disa rrugë të qytetit”.


Televizioni holandez NOS raportoi se tornado mori pllakat nga çatia e njërës prej kishave dhe se trampolinat po fluturonin në ajër.

Më shumë tornado godasin Holandën çdo vit, por i fundit me pasoja fatale ndodhi në vitin 1992.

Lexo edhe

Video