Një i vdekur nga COVID në Shqipëri

Një i vdekur nga COVID në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri është regjistruar një viktimë si pasojë e koronavirusit dhe 806 raste të reja nga 2180 testime të kryera, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Më së shumti raste të reja u regjistruan në Tiranë 239, Fier 56, Lushnje 48, Durrës 43, Elbasan 32 etj.


Janë 7.029 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Vlora 79- vjeç, ndërsa janë shëruar 703 qytetarë.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 319,444 raste pozitive, prej tyre 308.848 janë shëruar, 7.029 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.567 pacientë.

Lexo edhe

Video