Një person, shtetas i Serbisë, ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Rudar të Leposaviqit.
Kosovapress mëson se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.
Kamioni dhe vetura ishin me targa të Serbisë, ndërsa edhe viktima, që ishte shofer i veturës, ishte shtetas i Serbisë.
“Policia e Kosovës, sot në orët e mbrëmjes ka pranuar informacion për një aksident trafiku të ndodhur në Rudarë, në rrugën Mitrovicë-Leposaviq.
Njësitë policore menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku bazuar në informacione e para dyshohet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, me tabela të Serbisë.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të drejtuesve të mjeteve, pritet konfirmimi nga mjekët kompetentë.
Njësitë policore janë duke u marrë me rastin”, njofton policia e Kosovës.