Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në Malishevë

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në Malishevë

Një person ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin rrugor Malishevë-Arllat, pikërisht në fshatin Terpezë


Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura, me ç’rast një 74 vjecar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë lënduar.

“Sot rreth orës 07:14 në aksin rrugor Malishevë-Arllat, pikërisht ne fshatin Terpezë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy veturave me përfundim me fatalitet. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe Emergjenca. Sipas mjekut kujdestar i dalë ne vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e një personi B.G rreth 74 vjeçar si dhe lëndimin e dy personave”, ka thënë Gjurkaj.

Lexo edhe

Video

error: