Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në Gadime

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në Gadime

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar gjatë një aksident trafiku në Gadime të Lipjanit.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Rreth orës 17:15, jemi njoftuar nga QKUK, se njëri nga personat e lënduar në aksident nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo..

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Lexo edhe

Video

error: