Një i vdekur dhe 2.957 raste të reja me COVID-19

Një i vdekur dhe 2.957 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 11.913 testime, 2.957 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.


Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.806 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.745.9 doza të vaksinës. Deri më sot 801.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 10.781 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Sot janë shëruar 458 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.705. Në total numri i rasteve aktive është 17.743”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video