Një i vdekur dhe 11 raste të reja me koronavirus

Një i vdekur dhe 11 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një rast i vdekjes dhe 11 raste të reja nga 2660 testime për koronavirus, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19, duke çuar kështu numrin e të vaksinuarve në 90.217.


Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563. Në total numri i rasteve aktive është 733.

107.544 është numri i përgjithshëm i rasteve në Kosovë që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus, prej tyre 104.563 të shëruar dhe 2.248 persona kanë humbur jetën. Numri i testimeve të përgjithshme është 636.591.

Lexo edhe

Video