Një i porsalindur 7,5 kilogramësh

Një i porsalindur 7,5 kilogramësh

Angerson dos Santos me gjatësinë e tij prej 60 centimetrash dhe një peshë prej 7,5 kilogramësh është një nga fëmijët më të mëdhenj të lindur ndonjëherë në botë, shkruan faqja today.it.

I porsalinduri lindi me prerje cezariane në spitalin ”Padre Colombo” në Parintins, në shtetin e Amazonës, në Brazil.


Vendimi për një lindje cesariane u mor nga mjekët kur nëna 27-vjeçare, Cleidiane Santos dos Santos, shkoi në spital për një vizitë rutinë obstetrike.

“Shumë e rrezikshme për ta çuar shtatzëninë deri në fund me lindje natyrale prandaj zgjedhja e shtrimit në spital dhe e prerjes cezariane ishte zgjedhja e duhur’’, theksuan mjekët.

Megjithatë, rasti i jashtëzakonshëm nuk paraqet një rekord që sipas rekordeve botërore Guinness e mban zonja Carmelina Fedele e cila në Aversa në vitin 1955 lindi një të porsalindur me peshë 10,2 kilogramë.

Lexo edhe

Video