Një i plagosur në Mitrovicë, policia kap një të dyshuar

Një i plagosur në Mitrovicë, policia kap një të dyshuar

Një person është plagosur sot rreth orës 11:00 si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën Jugore.

Policia rajonale e Mitrovicës ka bërë të ditur se  si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit, është plagosur një 40-vjeçar, i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, prej nga është transferuar në QKUK Prishtinë.


Nga ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur një gëzhojë, një predhë të plumbit, dhe një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, të cilit me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar drejt zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë në tentativë.

Lexo edhe

Video