Një i plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një i dyshuar

Një person është plagosur nën rrethana ende të pasqaruara sonte në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, ndërkohë që lidhur me rastin është arrestuar një person.


Zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj, tha për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.

“I plagosuri është dërguar  për trajtim mjekësor në spital, ndërkohë që policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me rastin”, ka thënë ai.

Lexo edhe

Video