Një i mitur gjendet i vdekur në Vaganicë të Mitrovicës

Një i mitur gjendet i vdekur në Vaganicë të Mitrovicës

Një i mitur është gjetur sot pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit” në Vaganicë të Mitrovicës.

Lajmi për Kosovapress është bërë i ditur nga Avni Zahiti, zëdhënës i policisë rajonale në Mitrovicë.


“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete në ujë një i mitur. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë ai.

Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se viktima kishte hyrë në kanal për t’u larë.

Lexo edhe

Video