Një i burgosur ankohet se u dhunua nga një i burgosur tjetër, SHKK jep detaje

Një i burgosur ankohet se u dhunua nga një i burgosur tjetër, SHKK jep detaje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka informuar se një i burgosur dje është ankuar te mjeku se është dhunuar nga një i burgosur tjetër. Sipas të burgosurit, rasti ka ndodhur para një muaji.

SHKK ka bërë të ditur se ka njoftuar Policia e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin.


Sipas Shërbimit Korrektues, mjeku kujdestar ka bërë ekzaminimet përkatëse dhe nuk ka vërejtur shenja të dhunës seksuale.

“Bazuar në Praktikat Standarde të Veprimit të DSHB për këto raste, është kërkuar dhe është duke vazhduar trajtimi psikologjik dhe psikiatrik i tij. SHKK bazuar në rregullat e brendshme ka ofruar të gjitha mundësit Policisë së Kosovës që të hetoj rastin, ndërsa sipas rregullave të brendshme janë marrë masat adekuate për rastin deri në përfundim të procedurës hetimore. SHKK edhe një herë shpreh përkushtimin për parandalimin e të gjitha rasteve të dhunës në burgje dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente të veproj me kohë dhe sipas kompetencës.”, është bërë e ditur në njoftim.

Lexo edhe

Video