Një gruaje në Ferizaj i konfiskohet arma me tetë fishekë

Një gruaje në Ferizaj i konfiskohet arma me tetë fishekë

Sot rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj njofton se ka pranuar një informacion se një grua në fshatin Cërrnillë të Ferizajt posedon armë zjarri.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë shkuar te shtëpia ku dyshohej për armë zjarri dhe me të kontaktuar familjarët,  gruaja me inicialet K.B e moshës 40 vjeçare ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë,  të cilat më pas janë konfiskuar.


Rasti është inicuar si, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve

“Sot rreth orës 18:00 policia e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion se një person në fshatin Cërrnillë të Ferizajt posedon armë zjarri. Hetuesit policor i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  kanë shkuar tek shtëpia ku dyshohej për armë zjarri dhe me të kontaktuar familjarët,  personi K.B (F/K) e moshës 40 vjeçare ka pranuar se posedon një armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë,  të cilat më pas janë konfiskuar. E dyshuara,  pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, e njëjta është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video