Një gol i shënuar në pjesët e para të dy ndeshjeve të Championsit

Një gol i shënuar në pjesët e para të dy ndeshjeve të Championsit

Kanë përfunduar tashmë pjesët e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve ku po ballafaqohen Napolit me Eintracht Frankfurtin dhe Real Madridit me Liverpoolin.


Napoli që e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-0 po i ofrohet gjithnjë e më shumë fazës çerekfinale të kësaj gare pasi është duke fituar me rezultat 1-0 në stadiumin “Diego Armando Maradona” me golin e Osimhen në minutën e 45’ dhe ky rezultat i pjesës së parë do ta dërgonte skuadrën italiane atje, përcjellë KosovaPress.

Sfidë e zjarrtë po zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, aty ku Liverpooli po tenton ringjalljen, por assesi ta gjejë golin e parë, por duket se tashmë gjithçka është bërë vonë për anglezët të cilët në sfidën e parë të zhvilluar në Angli janë mposhtur me rezultat 5-2.

Lexo edhe

Video