“Një gabim mund të çojë në luftë”, paralajmërimi i gjeneralit britanik për tensionet Perëndim-Rusi

“Një gabim mund të çojë në luftë”, paralajmërimi i gjeneralit britanik për tensionet Perëndim-Rusi

Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë arritur një pikë që një gabim mund të çojë në luftë, ka thënë gjenerali britanik Nick Carter.

Zyrtari më i lartë ushtarak i Britanisë tha për mediet britanike se ka një vullnet të liderëve autoritarë për të përdorur çdo mjet, duke përfshirë migrantët, çmimet e gazit ose sulmet kibernetike, për të arritur qëllimet e tyre në skenën ndërkombëtare.

Ai iu referua edhe krizës më të fundit të emigrantëve në kufirin polak. Carter, që është shef i stafit të mbrojtjes britanike tha se jetojmë në një epokë të re, ku “mjetet tradicionale diplomatike dhe mekanizmat” që ishin gjatë Luftës së Ftohtë dhe në një epokë të dominimit të Shteteve të Bashkuara, nuk janë më.

“Pa këto mjete dhe mekanizma ka një rrezik më të madh që këto përshkallëzime ose ky përshkallëzim mund të çojë në llogaritje të gabuara. Për mua kjo është sfida kryesore që ne do të përballemi”, tha ai.


Ndërkohë, në krahun tjetër, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi amerikanët se aktivitetet e tyre në Detin e Zi paraqesin “sfidë serioze” për Rusinë.

Ushtarakët amerikanë dhe ata evropianë vazhdimisht kanë paralajmëruar për kërcënimin ndaj ndonjë sulmi ushtarak rus, pasi është raportuar se Rusia ka dërguar trupa pranë kufirit me Ukrainën.

Refugjatët e bllokuar në kufirin polako-bjellorus, shqetësimi i Amerikës për krizën e emigrantëve (foto)

Rusia ka akuzuar Uashingtonin për përshkallëzim të tensioneve, që prej se mediet amerikane raportuan këtë javë se zyrtarët amerikanë po paralajmëronin aleatët evropianë për rrezikun e një sulmi të mundshëm rus.

Zyrtarët amerikanë javën e kaluar ngritën alarmin ndaj aktiviteteve ruse pranë Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë territore, në konfliktin shtatëvjeçar që ende po vazhdon.

Lexo edhe

Video

error: