Një fitore larg medaljes olimpike, ja kur luan Distria Krasniqi

Një fitore larg medaljes olimpike, ja kur luan Distria Krasniqi

Distria Krasniqi shënoi fitore për më pak se 20 sekonda pasi mposhti Chen Hao Lin të Taipeit kinez me ippon në kategorinë 48 kilogramë.

Kjo pasi paraprakisht xhudistja kosovare mundi me ippon brazilianen Gabriela Chibana.


Blloku final, që përfshin edhe gjysmëfinalet, zhvillohet prej orës 10:00 me kohën tonë lokale.

Në ndeshjet e para Distria u mbështet edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Tokio.

I urojmë fat dhe suksese Distria Krasniqit, e cila ndodhet në gjysmëfinale dhe një fitore larg medaljes olimpike.

Lexo edhe

Video