Një derbi i madh zhvillohet sot në Premier Ligë

Një derbi i madh zhvillohet sot në Premier Ligë

Njëra nga ligat më atraktive në Evropë, Premier Liga angleze vjen sot me derbin e dy gjigantëve Manchester United dhe Chelsea që do të ballafaqohen në “Old Trafford” me fillim nga ora 20:45.

Chelsea që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara në kampionat se sa rivali i sotëm, vazhdon të jetë në luftë për ta mbajtur poziitën e tretë në tabelë, kurse “Djajtë e Kuq” pozicionohen në vendin e gjashtë me 54 pikë dhe një humbje ndaj skuadrës së Thomas Tuchel mund t’i fundoste shpresat e tyre për ta kapur vendin e katër që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.

Lista e mungesave në skuadrën e Ralf Ragnick është e gjatë ku përfshihen emra si Cavani, Fred, Greenwood, Maguire, Pogba, Sancho dhe Sha, kurse nga radhët e Chelseat pritet të mungojnë Chilwell, Odoi dhe Kovacic.


Këto janë formacionet e mundshme:

Manchester United: (4-3-3): De Gea; Dalot, Varane, Lindelof, Telles; McTominay, Matic, Fernandes; Elanga, Ronaldo, Rashford

Chelsea: (3-4-1-2): Mendy; Chalobah, Silva, Rudiger; James, Loftus-Cheek, Kante, Alonso; Mount; Havertz, Werner

Lexo edhe

Video