Figurat më eminente të sportit botërorë kanë zbarkuar në Kosovë me ftesë të Komitetit Olimpik (KOK) të Kosovës për të festuar së bashku 10-vjetorin e anëtarësimit të kësaj të fundit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach, ai i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Davide Tizzano, si dhe presidentë të shumë federatave sportive ndërkombëtare, dhe personalitete tjera nga sporti botëror janë pjesë e kësaj gala mbrëmje ku po festohet ky përvjetor dhe shumë suksese të Kosovës në sport në arenën ndërkombëtare.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani theksoi se ky 10 vjetor e gjen Kosovën me shumë suksese të jashtëzakonshme të arritura në sport.
Ajo shtoi se sportistët e Kosovës po bëjnë një rrugëtim të jashtëzakonshëm nëpër botë dhe se ata janë shtylla kryesore dhe ambasadorët më të mirë të Kosovës dhe imazhit të saj në arenën ndërkombëtare.Kurti tha se këtë rrugëtim të suksesshëm Kosova do ta vazhdojë edhe me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 duke ofruar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për ta mbështetur fuqishëm organizimin e këtyre lojërave.
Agjencia e Lajmeve KosovaPress është sponsori i vetëm medial që për disa vite e mbështet KOK-un dhe sportin ne përgjithësi