Një burrë futet me makinë në barrikadën pranë Kapitolit dhe e vret veten

Një burrë futet me makinë në barrikadën pranë Kapitolit dhe e vret veten

Sot në mëngjes, një burrë ka futur veturën e tij në një barrikadë pranë Kapitolit në Uashington, më pas ka filluar të qëllojë në ajër, pas së cilës ka vrarë veten, njoftoi sot policia.

Autoritetet thanë se burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, përplasi makinën e tij në barrikadë dhe se automjeti mori flakë ndërsa ai po dilte prej saj.

Sipas raportimeve, burri më pas hapi zjarr, qëlloi disa të shtëna në ajër ndërsa policia po afrohej, dhe më pas qëlloi veten.


Policia në një deklaratë thotë se “nuk duket se personi kishte në shënjestër ndonjë anëtar të Kongresit” dhe se hetuesit po hetojnë se çfarë lloj njeriu është dhe cili është motivi i incidentit.

Gjithashtu, siç shtojnë autoritetet në deklaratë, nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Lexo edhe

Video