Një 14 vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti sot në Studençan të Suharekës.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, sipas të cilit rasti ka ndodhur rreth orës 16:35.
“Është një vetaksident trafiku me fatalitet, ku një 14 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime”, ka thënë Osmanollaj.
Ai ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që njësitet policore po merren me zbardhjen e rastit.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.