Nissan e Mitsubishi po mendojnë të investojnë në markën e re të makinave elektrike Renault

Nissan e Mitsubishi po mendojnë të investojnë në markën e re të makinave elektrike Renault

Nissan Motor dhe Mitsubishi Motors mund të investojnë në kompaninë e re të automjeteve elektrike të Renault Ampere, tha të martën prodhuesi francez i automjeteve.

“Grupi Renault revolucionarizon veten duke fokusuar burimet në zinxhirët e vlerës që dalin nga transformimi i industrisë së automobilave dhe lëvizshmërisë: automjetet elektrike (EV), softuerët, shërbimet e reja të lëvizshmërisë, ekonomia rrethore, përveç ICE (motorit me djegie të brendshme) dhe automjetet hibride, “ thuhet në një deklaratë.


Prodhuesi francez i automjeteve tha se synon të listojë kompaninë e re në Evropë në gjysmën e dytë të 2023, duke u hapur ndaj investitorëve të jashtëm për të përshpejtuar R&D dhe zhvillimin e ekosistemit.

Ampere, e cila do të jetë me bazë në Francë dhe do të punësojë rreth 10,000 njerëz, do të zhvillojë gjithashtu softuer për makina përveç prodhimit dhe shitjes së automjeteve të pasagjerëve plotësisht elektrike, sipas Renault./AA

Video