Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Limaj: KQZ-ja është shndërruar në një lojtar politik aktiv

Limaj: KQZ-ja është shndërruar në një lojtar politik aktiv

Nisma Socialdemokrate ka reaguar ndaj vendimit të KQZ-së për mos certifikim të partisë dhe të listës së kandidatëve për deputetë.

Përmes një komunikate për media, Nisma Socialdemokrate këtë veprim të KQZ-së e konsideron si sulm të paprecedent në të gjithë procesin demokratik.

Nisma ka vlerësuar se me këtë vendim, PDK dhe LDK dëshirojnë që të heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashëgimisë së UÇK-së në institucionet vendim-marrëse në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. 

Ky është reagimi i plotë i Nismës Socialdemokrate:


Sonte ne kemi qenë dëshmitar të një sulmi të paprecedent në partinë tonë dhe në të gjithë procesin demokratik. KQZ-ja ka vendosur që të mos çertifikojë disa parti politike që të marrin pjesë në zgjedhje. 

Është e qartë që ka një interes të madh që NISMA të mos jetë pjesë e parlamentit, që parlamenti i Kosovës të mos e ketë brenda një zë të qartë të UÇK-së.

Me këtë vendim, PDK dhe LDK dëshirojnë që të heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashëgimisë së UÇK-së në institucionet vendim-marrëse në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. 

Sonte KQZ-ja është shndërruar në një lojtar politik aktiv. Përderisa deri më tani gjithmonë, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar vendimet e zyreve profesionale siç ishte në këtë rast Zyra për Certifikim, kësaj radhe duke shpërfillë krejtësisht vendimin profesional të zyrës për çertifikim, ata vendosën që të mos e çertifikojnë NISMA Socialdemokrate.

Në raport me NISMËN Socialdemokrate kjo nuk është hera e pare që na bëhet padrejtësi, në zgjedhjet e vitit 2019, zyra për pranimin e votave të ardhura nga Serbia në mënyrë ilegale, kishte rekomanduar në kundërshtim me ligjin pranimin e këtyre votave, në këtë rast KQZ kishte refuzuar të marrë vendim kundër këtyre votave sepse argumenti i tyre ishte se ka ardhur rekomandimi nga zyra profesionale. Siç e din opinion të gjitha këto beteja ligjore NISMA Socialdemokrate i ka fituar, edhe kësaj radhe jemi të sigurt se në hapat e ardhshëm legal do të triumfojmë.

Lexo edhe

Video

error: