Nisin punimet për ndërtimin e rrugës “Jim Xhema” në kryeqytet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës “Jim Xhema” e njohur si rruga A, e cila pritet të përfundojë brenda 240 ditëve dhe ka një kosto financiare 8.4 milionë euro.

Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kanë filluar punimet për 1.5 kilometrin e parë dhe pritet të përfundojnë punimet brenda 240 ditëve.

“Kemi filluar punimet me një ditë të bukur, është projekt madhor dhe me rëndësi të madhe. Kemi filluar me 1.5 kilometrat e parë dhe dinamika do të jetë e shtuar. Do të punohet në të dyja anët, nga ana e Kalabrisë dhe Prishtinës së Re. Kjo është faza e parë dhe trajton edhe çështjen e kanalizimit. Rruga e re po krijohet dhe është me standarde të reja. Prishtina veçse po frymon me lehtë dhe rrugët po i krijojmë. Faza e parë është 8.4 milionë euro. Pastaj do te vazhdohet edhe ne faza tjera. Kjo fazë do të merr kohë 240 ditë pune dhe të bëhet përurimi i kësaj”, tha ai.

Ndërsa, Krenar Xhaferi, drejtor për investime kapitale, ka thënë se ky projekt do të lidhet me rrugën B.

Rruga do të jetë 6 korsi, dhe do të ketë shtigje të biçikletave.

Në përurimin e kësaj rruge ka marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024