Nisin kontaktet ndërmjet agjentit të Ronaldos dhe Chelseat

Nisin kontaktet ndërmjet agjentit të Ronaldos dhe Chelseat

Chelsea raportohet se është në krye të garës për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Cristiano Ronaldo.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë besohet se ka informuar “Djajtë e Kuq” për dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi në javët e ardhshme mes dyshimeve mbi aftësinë e klubit për të luftuar për objektiva të mëdha.

Ronaldo thuhet se dëshiron të fitojë edhe një Ligë të Kampionëve përpara se të varë këpucët dhe 37-vjeçari nuk beson se skuadra e Erik ten Hag mund të përmbushë ambiciet e tij.

Man United janë vendosur në qëndrimin e tyre se Ronaldo nuk është në shitje në asnjë rrethanë, por portugezi mund të përpiqet që t’i detyrojë ata për ta lënë të lirë para fillimit të sezonit të ri, përcjellë KosovaPress.


Ronaldo supozohet se dëshiron që 20 herë kampionët e Anglisë të mos e sanksionojnë shitjen e tij për një ofertë të pranueshme dhe sipas “The Sun”, Chelsea po e udhëheq garën për shërbimet e tij.

Pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly thuhet se ka dhënë idenë që Ronaldo të transferohet në “Stamford Bridge” gjatë një takimi të fundit me agjentin e sulmuesit Jorge Mendes.

“Blutë” do të mund t’i ofrojnë Ronaldos Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, derisa “Djatë e Kuq” do të garojën në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Kontrata e Ronaldos në “Old Trafford” do të skadojë në vitin 2023,

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.