Nisin hetimet për ngritjen e çmimeve

Nisin hetimet për ngritjen e çmimeve

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nisur hetimet për të gjithë bizneset dhe kompanitë farmaceutike për ngritjet e çmimeve, pas situatës së krijuar me koronavirus.

Kryetari i këtij institucioni Valon Prestreshi tha se në bazë të hetimeve do të shohin se a ka marrëveshje mes bizneseve dhe furnizuesve për ngritjen e çmimeve.

Ai u shpreh i vendosur se bashkë me pesëmbëdhjetë inspektorët do të angazhohen për t’i parandaluar këto shkelje.

Prestreshi tha se pas vlerësimit të të gjitha fakteve do të ndërmarrin vendimet për gjoba.

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës tha se dyshojnë se ka marrëveshje për ngritje të çmimeve të bizneseve.


Ditëve të fundit qytetarët ia kanë mësyrë dyqaneve për të blerë produkte ushqimore, pas shpalljes së pandemisë me koronavirus në nivel global, pavarësisht se në Kosovë nuk ka asnjë rast. Kjo ka bërë që disa biznese t’i ngritin çmimet e produkteve.

 

 

 

Lexo edhe

error: