Nisin hetimet, dy gra gjenden të vdekura në Mitrovicë

Nisin hetimet, dy gra gjenden të vdekura në Mitrovicë

Dy gra gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë në rrethana të dyshimta në Mitrovicë.

Rasti i parë është raportuar të enjten rreth orës 18:10 se një grua është gjetur pa shenja jete, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent.

Ndërkaq rasti i dytë në orën 18:19, ku është raportuar se viktima grua kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen.

Rasti është inicuar si vdekje e dyshuar

•          Mitrovicë 08.09.2022 – 18:19. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

•          Mitrovicë 08.09.2022 – 18:10. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe

Video