Nis votimin për kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, demokratët grisin fletët e votimit

Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë është duke u votuar emërimi i Lindita Nikollës si kryetare të parlamentit.


Më herët është raportuar se në mbledhjen e PD-së Basha i ka porositur demokratët se si duhet të sillen në seancën e Kuvendit. Ai i porositi ata që të votojnë kundër Nikollës dhe ndërsa po mbahet seanca, vihet re se porosia e Bashës është vënë në zbatim.

Sikurse shihet edhe nga pamjet deputetët demokratë nuk votojnë për Nikollën, por në shenjë proteste  grisin fletën e votimit. Kurse, në kuti janë hedhur vetëm fletat e votimit nga ana e socialistëve, ndërsa fletët e demokratëve janë të grisura në tokë.

Lexo edhe

Video

error: