Nis stërvitja e madhe ushtarake e NATO-s në Durrës, Kim përgëzon Shqipërinë për marrjen e përgjegjësive

Nis stërvitja e madhe ushtarake e NATO-s në Durrës, Kim përgëzon Shqipërinë për marrjen e përgjegjësive

Të martën  në portin e Durrësin ka filluar “Defender Europe 21”, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe që do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Operacioni masiv nisi në Durrës, ku qindra mjete luftarake amerikane kanë mbërritur në port, një dislokim që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Evropë.

Dita e fillimit të stërvitjes “Defender Europe 21” u quajt historike.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri, Yuri Kim  në fjalimin e saj solli në vëmendje se Shqipëria është vendi që ka pritur më shumë aktivitete të tilla në rajon e që sipas saj kjo nuk është rastësore.

Në 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë dhe SHBA-së, Kim e mbylli fjalimin e saj me një përgëzim për Shqipërinë dhe guximin për të marrë përgjegjësi.

“Prania juaj konfirmon se roli drejtues i Shqipërisë në këtë stërvitje është domethënëse dhe se roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet[…]roli i Shqipërisë në aleancë është më i rëndësishëm se kurrë, shqiptarët kanë luftuar pranë nesh, krah për krah me kombet e shumta përreth globit, kurrë nuk do t’i harrojmë sakrificat[…]Kjo stërvitje historike është fillimi i gjërave edhe më të madh që do të vijnë, do të stërvitemi sëbashku më shpesh, do të punojmë sëbashku mbetemi me ju, krah përkrah, sot, nesër dhe përgjithmonë”, u shpreh ambasadorja para të pranishmëve.

Ndërkaq ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi tha se kjo është stërvitja më e madhe e zhvilluar ndonjëherë jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Me ç’rast tha se  kjo është mundësia e duhur që të provohet se Shqipëria dhe kapacitetet e saj të mbrojtjes janë në lartësinë e kërkuar nga aleatët.

Madje ai theksoi se stërvitja “Devender Europe 21” është edhe mesazh për popujt e Ballkanit se ardhmja e tyre e vetme është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike.

“Kemi fatin e mirë të jemi pjesë e stërvitjes më të madhe të zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë dhe rajon. Kemi gjithashtu përgjegjësinë për të dëshmuar se Shqipëria dhe kapacitetet  e saj të mbrojtës janë në lartësinë e kërkuara nga aleatët. ‘Defender Europe 21’ vjen si një gruthemel i fortë i miqësisë së shkëlqyer që SHBA dhe Shqipëria kanë zhvilluar ndër vite, një stërvitje e përmasave të tilla  në përvjetorin e 30-të të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona e bënë këtë përvjetor edhe më kuptim plotë. Ju jemi mirënjohës që zgjidhët Shqipërinë për stërvitje. Në të njëjtën kohë ju siguroj që vullneti ynë për të qëndruar në krahun tonë në çdo rrethanë, sfidë dhe përpjekje është i palëkundur[…]Kjo stërvitje është një mesazh i qartë për popujt e Ballkanit e ardhmja e tyre e vetme është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike. Çdo hezitim, devijim, ndikim përtej kësaj rruge është humbje kohe, kjo stërvitje është edhe një mesazh për forcat rivale të vlerave tona të përbashkëta”, tha ai.

Stërvitjen e “Defender Europe 21” në Durrës e quan historike edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.


Rama u zotua se do të vazhdojnë të qëndrojnë besnik krah për krah me aleatët.

“Është një kënaqësi e madhe dhe nder për ne që të kemi kaq shumë yje të mbledhura këtu në këtë vend të vogël dhe kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër se sa një moment i rëndësishëm i të gjithë punës së përbashkët në funksionit ë rritjes dhe demonstrimit të kapaciteteve tona sepse besoj që kjo stërvitje është edhe një tjetër pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të artë[…] Është vërtetë një moment historike për të gjithë në dhe një moment që na mbushe më krenari dhe përgjegjësi dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah për krah jush si një vend që ndoshta nga pikëpamja numerike nuk i’u ofrojmë shumë kësaj aleancë por nga pikëpamja e vlerave që e bëjnë këtë aleancë unikale për botën tonë ne dëshirojmë të jemi gjithmonë më të denjën dhe më të vyer brenda kësaj aleance” , deklaroi i pari i Shqipërisë.

Rama në fjalën e tij, në organizimin për nisjen e stërvitjes së madhe ushtarake “Defender Europe 2021” tha edhe se regjimi komunist e kishte brumosur popullin shqiptarë me idenë se të huajt nuk duheshin lënë të shkelnin në Shqipëri dhe se ata ishin e keqja jonë me e madhe.

“Gjenerata jonë lindi dhe u rrit në gjysmën e jetës deri këtu me idenë se ju nuk duheshit lënë të shkelnit në këtë vend dhe ne të gjithë u brumosëm nga propaganda e regjimit të shkuar me bindjen se ju jeni e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë Shqipërisë, por jo vetëm, botës mbarë.  Unë dua shumë të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri edhe ju do ju ndodhë ajo që i ndodh të gjithëve, që do doni të riktheheni përsëri. Shqipëria nuk është në vend i këshilluar për të ardhur për shkak të steriotipeve, por Shqipëria është një vend që kush vjen dëshiron të kthehet përsëri. Kam dëshirë dhe besim që kjo do të ndodhë edhe me ju. Besoj që ajo çka ne të gjithë duhet të mbajmë parasysh është detyrimi për t’i përcjellë gjeneratave të tëra këtë amanet për të ardhmen e vendit tonë dhe botës së madhe të popujve që duan të jetojnë në liri dhe në demokraci, duke u investuar sëbashku që të bëjmë edhe më shumë për brezin e ri në të gjitha aspektet”, tha Rama.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj e cilësoi këtë stërvitje si besim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Shqipërinë dhe NATO-n.

“Ndihem mjaft i lumtur dhe krenar që sot jemi këtu për të shënjuar një nga ngjarjet më historike për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, stërvitjen ushtarake ‘Defender Europe 21’ stërvitje kjo me dislokimit të forcave dhe mjeteve në Adriatik e Ballkanin Perëndimor që prej luftës së dytë botërore dhe si e tillë është e një rëndësie të lartë jo vetëm për përmasat por edhe për mesazhet që përcjellë. Nën drejtimin e komandës së ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën rreth 28 mijë trupa do të zhvillojnë njëherazi manovra ushtarake të shtrira nga Deti Baltik, Ballkani Perëndimor dhe deri në Detin e Zi. Kështu synohet rritja e gatishmërisë, operacionalitetit  dhe ndërvepruesmërisë së aleatëve të NATO-s dhe vendeve partnere edhe në kohë sfiduese dhe të pasigurta sikurse është pandemia. . ky angazhim i yni është pre e besimit amerikan për Shqipërinë dhe NATO-n ajo provon se ne të gjithë sëbashku jemi të përgatitur dhe të aftë për të mbrojtur  nga çdo lloj kërcënimi dhe për të siguruar stabilitet edhe në rajonet e brishta si Ballkani Perëndimor dhe rajoni i Detit të Zi

Ndërsa, gjenerali Tod Wolters, komandant i komandës së SHBA-së në Evropë dhe komandant suprem i aleancës për Evropën tha se me Shqipërinë në NATO ndihen më të sigurt.

“Është një nder të jem këtu sot për të gjithë qytetarët e Shqipëri, është nder dhe ndihem kaq i lumtur të jem në një komb që i trajton të gjithë miqtë e tij  si motra dhe vëllezër si dhe bijë dhe bija. ju falënderoj për gjithë atë që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për të mbajtur paqen në rajon dhe në gjithë Evropën[…] ‘Defender Europe 21’ ne do të bëjmë atë që quhet stërvitje e një force të përbashkët nga shumë agjenci dhe nga forca shumëkombëshe …ky komb është një eksportues i sigurisë dhe mënyra se si neve e kuptojmë këtë është se momentumi që ju e keni treguar këtë gjë nga pranimi i juaj në NATO na ka dhënë neve një Shqipëri më të sigurt, një pjesë Perëndimore ë të sigurt, një meshe më të sigurt dhe një Evropë më të sigurt. Ne sot ndihemi më të sigurt sesa që jemi ndjerë kurrë më parë. Ne përmirësohemi ditë pasdite dhe jemi më të fortë të gjithë sëbashku”, tha ai.

Mbi 1000 trupa shqiptare do të marrin pjesë në stërvitje, së bashku me forcat e armatosura të 16 shteteve të tjera, aleate të NATO-s. Në total, do të marrin pjesë 28 mijë trupa. Në Shqipëri, stërvitja do të zhvillohet në disa baza, si ajo e Bizës, Kuçovës, në Zall-Herr, etj.

I udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mes 28 mijë trupave nga 26 kombe, “Defender 21” ka si synim ndërtimin e gatishmërisë operacionale të të gjitha vendeve aleate të NATO-s.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: