Nis seanca e Kuvendit, debatohet për projektin e gazit

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën deputetët do të debatojnë në lidhje me veprimet e qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë elektrike dhe veçanërisht projektin e gazit me MCC-në.


Në seancën e sotme deputetët kanë para vetës gjithsej 36 pika të rendit të ditës. Deputetët do të shqyrtojnë një numër të konsiderueshëm të projektligjeve dhe raporteve vjetore të agjencive të pavarura.

Ne rend të ditës është edhe projektligji për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës”, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”./KosovaPress/

Lexo edhe

Video