Nis projekti për ndërtimin e urës mbi Erenik

Nis projekti për ndërtimin e urës mbi Erenik

Kandidati për të parin e Gjakovës nga radhët e AAK-së, njëherësh kryetari aktual Ardian Gjini ka bërë të ditur se ka nisur realizimi i projektit për ndërtimin e urës këmbësore mbi lumin Erenik.


Ai ka thënë se qasja për te Shkugëza dhe terrenet e tenisit nga shëtitorja “Bujar Roka” do të jetë shumë më e lehtë dhe atraktive me përfundimin e kësaj ure në pranverën e hershme të vitit tjetër.

“Sot nisi puna për realizimin e njërit prej projekteve më të dashura për mua, ai për ndërtimin e urës këmbësore mbi lumin “Erenik”. Qasja për te Shkugëza dhe terrenet e tenisit nga shëtitorja “Bujar Roka”. #GjakovësEdheMëShumë #121”, shkruan Ardian Gjini në Facebook.

Lexo edhe

Video