Ka filluar të zhvillohet pjesa e dytë e ndeshjes mes Ishujve Faroe dhe Shqipërisë.
“Kuqezinjtë” treguan paraqitje tejet të mirë gjatë gjithë pjesës së parë, ku fillimisht goli i Cikalleshit në minutën e 1’ u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa Nedim Bajrami shënoi në minutën e 20’ për 1:0, raporton KosovaPress.
Cikalleshi kishte mundësinë ta thellonte epërsinë, por dështoi nga penalltia në minutën e 32’.
Kur po afroheshin çastet e fundit të pjesë së parë, Ishujt Faroe barazuan rezultatin përmes Odmar Faeros i cili shënoi për 1:1 në minutën e 45+1’.