Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Nis numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta

Nis numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka filluar numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet e 14 shkurtit.

KQZ më herët kishte paralajmëruar se numërimi do të fillonte në orën 18:00, por është vonuar për shkak të mos vlerësimit dhe verifikimit të të gjitha fletëvotimeve të ardhura nga diaspora.

Në një komunikatë për media të zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezit thuhet se pas numërimit të këtyre fletëvotimeve, QNR do të vazhdojë me numërimin e votave të cilat kanë ardhur përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt dhe gjithashtu të premten në mesnatë pritet përfundimi i rinumërimit të 552 vendvotimeve, ku numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon fazën përfundimtare para se KQZ të shpallë rezultatet përfundimtare.

Ai ka bërë të ditur se komunat me numër më të madh të fletëvotimeve me kusht janë: Prishtina me 7.520; Prizreni 2.953; Fushë Kosova 1.562; Suhareka 1.538; Mitrovica e Jugut 1.528 dhe Gjakova 1.521.


Komunikata e plotë:

Ju njoftoj se KQZ ka filluar me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat janë vendosur në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet e dyfishta, por edhe në adresa të ndryshme jashtë vendvotimeve. Janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen këtu në QNR.

Menjëherë pas tyre, do të fillojmë edhe me numërimin e fletëvotimeve, të cilat kanë ardhur përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt. Pas përfundimit të premten në mesnatë të rinumërimit të 552 vendvotimeve, numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt.

Sipas të dhënave, numri më i madh i fletëvotimeve me kusht, pra me numër katërshifroë, u takojnë komunave: Prishtinë 7.520; Prizren 2.953; Fushë Kosovë 1. 562; Suharekë 1.538; Mitrovicë e Jugut 1.528 dhe Gjakovë 1.521.

Lexo edhe

Video

error: