Nis Java e Krenarisë në Prishtinë, “S’ka guxim njerëzor për të votuar Kodin Civil”
Lexohet për: 2 min.
java-e-krenarise
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Me moton “Kemi qenë dhe do të jemi” ka nisur të hënën në Prishtinë Java e Krenarisë, e cila parasheh për gjatë një jave aktivitete të ndryshme për të vetëdijesuar dhe sensibilizuar opinionin për të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejt lartëson të drejtat e njeriut dhe në një kapitull të saj i trajton në veçanti të drejtat e njeriut, rrjedhimisht edhe të drejtat e komunitetit LGBTI, kështu theksoi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila me këtë rast foli edhe për Kodin Civil.

Haxhiu me një poezi e ka nisur fjalën e saj, e cila tha se meqë kryeministri Albin Kurti gjendet jashtë vendit, do ju drejtohem në emër të Qeverisë së Kosovës. Ajo tha se “Të drejtat e njeriut nuk negociohen dhe pikë”.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila ka thënë se fatkeqësisht ka mungesë guximi njerëzor që të votohet Kodi Civil në Kuvend.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog theksoi se për të tetin vit radhazi Kosova po organizon Paradën e Krenarisë, megjithatë sipas tij, për shumë njerëz, ky diversitet në shoqërinë kosovare duket të jetë i padukshëm.

Ai shtoi se barazia për të gjithë nuk është një koncept i huaj që Perëndimi dëshiron ta imponojë në dëm të kulturës kombëtare dhe traditave fetare.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini theksoi se Qeveria e Kosovës janë të përkushtuar dhe jemi duke punuar së bashku me të gjithë partnerët dhe me shoqërinë civile në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut në aspektin e mundësive të barabarta dhe padiskriminim për të gjithë.

Ai shtoi se kanë finalizuar dhe kemi vendosur në konsultim publik, dokumentin që ka të bëjë për një plan nacional për të drejtat e komunitetit LGBTI.

Kjo ceremoni shënon një ndër aktivitetet e para të Javës së Krenarisë në Prishtinë.  

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024