Nis “Java e Gjelbër”, mbillen drunj në Kampusin e UP-së

Nis “Java e Gjelbër”, mbillen drunj në Kampusin e UP-së

Në hapësirën e Kampusit Universitar të Prishtinës, sot janë mbjellur drunjë, për të nisur kështu Javën e Gjelbër të Prishtinës. Ky aktivitet iu dedikua fëmijëve, të cilët sot shënojnë ditën ndërkombëtare të tyre.

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli tha se Prishtina është e stërngarkuar me beton dhe ndërtime, për këtë premtoi se do të krijohen hapësira të gjelbra për qytetarët.

“Ne jemi sot në javën e gjelbër të aktiviteteve të komunës tonë dhe ne do të vazhdojmë me mbjelljen e drunjve, dhe krijimin e hapësirave të gjelbëra…Ne do të vazhdojmë nuk është vetëm sot, por ne do të vazhdojmë me qëllimet e tona që të shndërrojmë këtë kryeqendër në zonë të gjelbër. Me datën 3 e kemi edhe ditën e çiklizmit, me datën 6 e kemi Ditën e Botës”, theksoi Pacolli.

E rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema tha se mbjellja e këtyre drunjve sot ka dy mesazhe, ndërkaq shtoi se në bashkëpunim edhe me komunën kanë treguar vullnetin për gjelbërimin e kësaj hapësire.


“Toka mbijeton, gjeneratat shkojnë e vijnë, mirëpo miqësia me tokën mbetet e përhershme. Pikërisht në këtë aspekt, Universiteti i Prishtinës synon t’i fuqizojë gjegjësisht t’i dërgojë dy mesazhe. Mesazhi i bashkëpunimit me komunitetin, në këtë rast me komunën, me kompanitë private, sepse studentët dhe universiteti është i Prishtinës, është i Kosovës. Njëkohësisht ne kemi investuar shumë në edhe në fuqizimin e punës vullnetare, ju shihni mbrapa shumë studentë kanë shënuar diplomimin e tyre me lule dhe lisa, që tregon për një mision tjetër të UP-së”, u shpreh Dema.

Këto aktivitete u tha se nuk do të përfundojnë me kaq. Artan Ramaj, menaxher i burimeve Njerëzore, në “Al Trade Center”, tha se do të mbillen drunj edhe në vende të tjera.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që të festojmë ditën e 1 qershorit, ditën e së ardhmes së vendit edhe të ardhmen e krejt botës, fëmijëve tanë. Qëllimi i këtij aktiviteti tashmë tradicional të kompanisë tonë, është që të festojmë së bashku me fëmijët tonë ditën e 1 qershorit, ku secilin aktiviteti sikurse këtë t’ia dedikojmë këtyre. Ky aktivitet do të filloj këtu dhe do të realizohet edhe në oborrin e konvikteve”, u shpreh ai.

Për shkak të pandemisë, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për anulimin e mbjelljes së drunjve në Qendër të Studentëve.

Ndryshe, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Komuna e Prishtinës ka organizuar ‘Prishtina Green Week’ nga 1 deri me 5 qershor.

Lexo edhe

Video

error: