Nis gjykimi ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë, procedurë e vecantë për tre të akuzuarit në sallë
Në Gjykatën Themelore ka nisur gjykimi kundër 45 personave që akuzohen për sulmin terrorist në Banjskë të Zvecanit më 24 shtator 2023.
Ndërsa, 42 të akuzuarit tjerë janë në arrati dhe ndaj tyre pritet që gjykimi të ndodh në mungesë.
Krahas veprës penale për sulm terrorist të akuzuarit ngarkohen edhe me veprat penale sulm kundër rendit kushtues e shpëlarje parash.
Prokurori Special, Naim Abazi ka propozuar që për të akuzuarit që nuk janë prezent të mbahet gjykimi në mungesë.
Kjo u kundërshtua nga avokati të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq duke thënë se gjykimi në mungesë të 42 personave të akuzuar është i pamundur dhe për këtë nuk ekzistojnë supozime nga neni 303 i kodit të procedurës penale.
Më pas ai tha se për të mos e prolonguar rastin për tre të akuzuarit që janë në sallën e gjyqit do te zhvillohet procedurë e veçantë.
Në natën 24 shtatorit të vitit të kaluar grupi terrorist në krye me Milan Radojcciq kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës ku i vdekur mbet rreshteri, Afrim Bunjaku e të plagosën mbetën disa të tjerë.