Nimani: Lista jonë është dëshmi e bashkimit të pendës dhe pushkës
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
474082013_10161081137113412_4200738954003694064_n
2 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga koalicioni “Për Kosovën Fituese”, Artan Nimani ka thënë se lista e tyre me numër 137, është dëshmi e bashkimit të pendës dhe pushkës – e diturisë dhe sakrificës për të mirën e përbashkët.

Ai ka shkruar në Facebook se me mirënjohje të thellë për mbështetjen e pakursyer ndaj koalicionit “Për Kosovën Fituese”, që mishëron vlerat e unitetit dhe përparimit.

“Novosella, vend i shpresës dhe ndryshimit, ka dëshmuar gjithmonë aftësinë për të larguar të keqen dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur. Kjo tokë, që i dha botës Nënën e nënës se madhe, Nënë Terezës, mbetet simbol i shpirtit të palëkundur dhe vlerave njerëzore. Lista jonë, me nr. 137, është dëshmi e bashkimit të pendës dhe pushkës – e diturisë dhe sakrificës për të mirën e përbashkët. Si kandidat me nr. 25, e ndjej këtë përfaqësim si një përgjegjësi të lartë dhe një privilegj të veçantë. Bashkë mund të sjellim ndryshimin e shumëpritur dhe të ndërtojmë një të ardhme të denjë për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë. Së bashku Për Kosovën Fituese:, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025