Nida në “Foleja”, 10-vjeçarja rrëfen pasionin për muzikën

Nida në “Foleja”, 10-vjeçarja rrëfen pasionin për muzikën

Nida Ajeti është rritur në frymën e muzikës, pasi edhe ne familje ka vite qe janë marrë me muzikë dhe vet ajo ka një kohë të gjatë që ndjek mësimet e muzikës në shkollën “Melody”. Në fillim zgjodhi të fokusohej në piano pastaj edhe në solo këndim.

Nida thotë se piano nuk është aspak e vështirë kur luan me dëshirë, ndonëse do kohë për të mësuar në detaje notat muzikore.

Ëndrra e saj u bë realitet në moshë shumë të re, kur ajo u ngjitë në skena të mëdha të koncerteve e festivaleve te ndryshme. Në emisionin “Foleja”, ajo tha se për të kënaqësia më e madhe është kur publiku e duartroket përformancën e saj.

10 vjeçares i pëlqen të këndojë në gjuhën angleze e po ashtu këngë të cilat arrijnë nota të larta.


Gjatë vitit të kaluar ajo ka mori pjesë në shumë festivale por të cilat për shkak të pandemisë u mbajtën online, edhe pse mori shumë çmime Nida thotë se prap nuk është ndjenja e njëjtë sikur kur ngjitesh në skenë, asaj i mungon shumë publiku.

Nida thotë se ndjenja më e mirë është kur këndon në vende të tjera te botës pasi përveç se tregon talentin e saj ajo përfaqëson edhe vendin tonë.

Përveç në muzikë, 10 vjecarja ka talent edhe në pikturë, ajo shpalosi në emisionin “Foleja” se çka do që ka të bëjë me art e ka pasion.

Ëndrra e saj më e madhe është të bëhet një këngëtare me famë ndërkombëtare e po ashtu edhe aktrimin e ka si opsion pasi e pëlqen shumë.

Lexo edhe

Video

error: