Ngrihet aktakuzë ndaj personit që pretendonte se kishte ilaçin kundër koronavirusit

Ngrihet aktakuzë ndaj personit që pretendonte se kishte ilaçin kundër koronavirusit

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit K.A., për shkak të veprës penale ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’, nga neni 260 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Sipas aktakuzës, më 6 prill 2020, i pandehuri K.A., në fshatin Përlepnicë Komuna e Gjilanit, ka vënë në qarkullim barëra ose produkte të dëmshme mjekësore, pa iu bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, në atë mënyrë që përmes rrjetit social ‘’Facebook’’, ka publikuar njoftimin për vënien në qarkullim të barit për luftimin e koronavirusit.

Në këtë mënyrë, i njëjti ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi 04/L-125 dhe Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale 04/L-190.

Lexo edhe

error: